Lajme

Basha në Berat: Do të ulim çmimin e naftës me 30 lekë për litër

Me fermerët në zonën e Beratit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndau shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët.

Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve në Berat, të cilat iu shprehën Lulzim Bashës në takimin e sotëm.

Basha zbuloi se me rrëzimin e Ramës, qeveria e tij do të jepte subvencione minimalisht se vendet fqinje ballkanike.

“Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milionë euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuaj të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj”, tha Basha

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga shqetësimet kryesore të fermerëve dhe kryedemokrati i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike. Basha premtoi uljen minimalisht 300 lekë të çmimit, duke hequr kështu shtesën në taksë të bërë nga Edi Rama.

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë”, u shpreh Basha.

 

Më Shumë