Politike

Basha: Meta nuk më kishte informuar për djegien e Kuvendit

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk ishtë vënë në dijeni nga Presidenti Meta për djegien e Parlamentit gjatë protestës së opozitës në 8 shtator.

“Jo nuk e ka ndarë këtë informacion me mua. Nuk e di nëse e ka patur para ngjarjes apo pas ngjarjes së mitingut që i referohet. Nuk e kam parë vetë informacionin. SHISH është i kapur politikisht si Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Ne kemi indiciet tona që është vendosur në axhendën politike të Ramës, por nuk habitem fare që mund të kenë planifikuar ngjarje të tilla edhe në mitingje. Siç u publikua edhe në mediat kryesore të vendit sipas të cilave, persona të dalë nga burgu do të kryenin vrasje në mitingun e 22 qershorit. Situata ka qenë e tillë sa mund të çonte drejt gjakderdhjes", tha Lulzim Basha.

I ftuar në Syri.net, Basha vlerësoi vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi sipas tij Presidenti bëri gjithçka për të ndaluar gjakderdhjen që kishte planifikuar Rama.

“Për presidentin mund të them se ka vepruar si çdo kryetar shteti në përputhje me kushtetutën", u shpreh kreu i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë