Politike

Basha me Donald Tusk: Do luftojmë fort për të merituar hapjen e negociatave

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me presidentin e sapozgjedhur të PPE, Donald Tusk.

Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se Tusk është një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

 “Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe t’i uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, siç kemi bërë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave”, shkruan lideri demokrat.

Basha thotë më tej se ka gjetur mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Tusk për të ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit.

“Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standardet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë”, shkruan Basha në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2765922543458909?__xts__[0]=68.ARC2liBYZZHoskq8pp8MdcgPIC1uARIkU6KwZo8qqVBw875heqtsFR609hW7OmqNFqaEinkzL-RtemJYosCw_qkANk-8_YRTjKCQrX7F4AJIERvXoFwX5P-L4Aj-dnHtKn6LSLMQVVCB4aSEhStiCWXr9ALP7rWM7x-EYyX1JUnKp04tijwASefLl6SuolYyTpcVr2xPy7NlsVGQZLLcJ0lEq6jn6VLaa25xtpny0wxl2giWOZuGonxHuaxJ1bZLw_2hD3iKXYfeFjjHM8Ah_DUqzaIHahhA2rPpYoR-uuSmo6HxWfxgmMv6aUibSS_9mFLsZYvjO5IHve87rrYImbbp6w&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë