Politike

Basha me banorët e Shën Vlashit në Durrës: Tri javë pas tërmetit, asnjë ndihmë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar banorët e Shën Vlashit për të parë gjendjen e tyre pas tërmetit. Basha ka theksuar faktin se shumë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në çadra në kushte të mjerueshme.
“Sot vizitova banorët e Shën Vlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.
Të braktisur nga qeveria, e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, mijëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë net të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme”, është shprehur Basha.
Lideri demokrat theksoi faktin se ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre.
“Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vlerësime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre.
Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Çdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të tërmetit të 26 nëntorit”, thotë Basha.
Ai ndër të tjera tha “se është kriminale që banesat e shpallura të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2825747734143056?__xts__[0]=68.ARAwq3c_cngpwU5E8ow0cNNsdylbuCMYTUHRPjNLzAZIA9PJOQrOza8nmfTWdICiOnNwROEQvEaX7PwqLN74KPJik7ki3X-uTb1Y9qdq3uHxyQZQ7N8xShR0uDIKqGG7mhqZG7TtqYttmtYzL51OJqqFJqNGZKQtXn_mFjFXZlyrGQa_mzwkIJJQ_l5V2sNAgIF8pgD5loKLHfDY3H15cOJ1wtsnpjVYvPDXnPubf0JmI2J7PSxUXdTZO81HBawSjOjnwjqW_xmszk0cQrkex6394aOUSnKp8V9Fo5V_xnuQi1QaT5nkpH9pXknzXG0gCIR5D7OIQfMQ5N-20z0DqGe2Yw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë