Një muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit, ku si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, humbën jetën 51 shtetas, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetareve. Në fokus së diskutimeve me krerët e rretheve ka qenë situata aktuale dhe aksoni që mund të marin me nisjen e janarit. Basha mësohet se ka deklaruar se të prekurit nga tërmeti nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe se tashmë vendi është në krizë. Basha përjashton hipotezën e protestave duke siguruar se po përgatit programin e tij ekonomik.
"Duhet te jemi çdo dite afer qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre Ne deget e prekura nga termeti duhen ngritur menjehere grupe pune qe te identifikojne cdo familje te prekur nga tërmete. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihme, që gjenden pa strehë në prag të dimrit. Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpalluara të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen.
Rast pas rasti, sipas PD duhet të bëhet zëri i tyre që të degjohen dhe t'u vihet në ndihmë. "Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s'kane marrë asnjë ndihme apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, tha ai më tej.
Ndërsa ka kërkuar përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e parakohshme. "Ne duhet të bëjmë gati projektin tonë, alternativën organizimin për zgjedhje. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza ku ështe futur dhe po thellohet çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet janë po ashtu kusht dhe për avancimin e projektit europian të Shqipërisë. Ne jemi në perfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. Pas festave ne do të prezantojne para qytetarëve propozimet tona për reformën zgjedhore, dhe kërkojme që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t'i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt, pasi kjo qeveria po e thellon krizën ekonomike, politike dhe shoqërore. Partia Demokratike eështeë kthyer nëe shpresë për çdo qytetarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike pasi shohin degradim në çdo aspekt", ka deklaruar Basha.
Më tej ai kër kërkuar konsultime me bazën me qëllim realizimin e objektivave. "Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultimin më të gejerë të ndodhur deri më sot me të gjitha grupet shoqërore dhe në çdo cep të vendit, për të vendosur reagimin që do të kemi nëse kjo qeveria vazhdon të vjedhë, dhunojë dhe abuzojë bashkë me krimin qytetarët e këtij vendi”, tha kreu i PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.