Politike

Basha mbledh aleatët, opozita përgatitet për protesta, por pa datë

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tjerë të bllokut opozitar kanë hyrë stinën e protestave më të vështira, jashtë çdo institucioni e pushtetit qendror dhe vendor. Për të përcaktuar lëvizjen që e radhës që do të kryejë blloku opozitar, Lulzim Basha thirri në një takim aleatëtnë selinë e Partisë Demokratike.

Në përfundim të këtij takimi, Lulzim Basha iu referua raportit të OSBE/ODIHR, që leximin e të cilit opozita e vlerëson si një arsye më shumë për të protestuar për largimin e Edi Ramës. Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka zgjedhje të lira, thotë Lulzim Basha, dhe pa zgjedhje të lira nuk ka hapje negociatash, shton ai.

Basha përsëriti pikëpamjen e tij se raporti për 30 qershorin nuk tregon vetëm rrëzimin e këtyre zgjedhjeve, por gjithë sistemin, që sipas tij ka ngritur Edi Rama, një shtet privat, sipas tij. Kreu i PD-së tha se protestat do të vazhdojnë, megjithëse në përfundim të këtij takimi të parë me aleatët për shtatorin nuk është vendosur një datë.

Nuk janë rrëzuar vetëm KQZ dhe infrastruktura zgjedhore, raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia, gjykatat, është shkelur çdo ligj, janë përfshirë në shkelje dhe përdhunim të ligjit nga kryeministri deri të vëzhguesi më i thjeshtë.

Takimi është thirrur një ditë pasi kreu i PD-së mblodhi koordinatorët e Partisë Demokratike dhe zhvilloi një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Veç këtyre takimeve, Basha pati edhe një vizitë tjetër, akoma më të rëndësishme.

David Kostelanick, drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit u prit nga Lulzim Basha në selinë e demokratëve. Në përfundim të takimit kreu demokratëve e vlerësoi bisedën me zyrtarin amerikan si të sinqertë dhe konstruktive, si dhe shprehu vendosmërinë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA përmes forcimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë