Kombetarja

Basha mbështet Panuçin: Strakosha gaboi, atmosfera në grup është e mirë

Në ditën e dytë të grumbullimit të ekipit kombëtar në prag të ndeshjeve eliminatore për kampionatin europian, për mediet kanë folur dy mesfushorët, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj. Migjen Basha ka folur për rinovimin e ekipit kuqezi dhe objektivat për këto eliminatore europiane. Sipas mesfushorit veteran grupi është shumë i vështirë, por të gjithë janë të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në këto dy ndeshje të para. Basha tha se ekipi ynë do duhet të jetë njëlloj i përqëndruar në të gjitha ndeshjet, si me ato kundërshtarë që janë më të forta edhe me ato që janë në letër kundërshtarë më të lehtë.

“Atmosfera është e mirë dhe nuk ka pasur probleme me përgatitje si gjithmonë. është ndeshja e parë dh është me rëndësi. Ne 2016 fituam ne Portugali dhe shkoi gjithçka mirë. Duhet një fitore patjetër pasi është e vështirë sepse kemi kundërshtar te fortë por duhet të marrim këto 3 pikë. Është edicion i ri dhe presim të ndryshojmë. Shanset janë për të gjithë. Futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka shumë konferenca. Nëse mendojmë se fitojmë lehtë në Andorrë ose Moldavi është gabim. Duhet edhe fat siç kishim ne Portugali. Nuk mund të behet më keq me rezultatet. Nuk kemi filluar me detajet si do luajmë pasi dje ishte dita e parë dhe nuk ishim të gjithë. Sa i përket karakteristikave tona janë disa ndeshje që duhet kujdes. Nuk mund të luash defensiv me Andorrës. Varet edhe kundërshtari që ke përballë.”

Sa i përket mungesës së tij në disa ndeshje, Basha tha se kanë qenë zgjedhje të trajnerit dhe se ai i respekton. “Trajneri ka vendosur që ne miqësore të testojë të rinj dhe është normale. Jemi lojtarë që po ikim dhe duhen rinovime dhe në teste nuk shkon gjithçka mirë. Në Ligën e Kombeve e nisëm mirë me fitore dhe më pas kishim humbje. Në Izrael nuk merituam të humbim nga rastet e kualiteti por edhe ndaj Skocisë u mbyll keq dhe kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Kur sheh 4-0 fillojnë kritikat.”

Në fjalën e tij, mesfushori që luan në kampionatin grek ka komentuar edhe çështjen Strakosha. Për Bashën, portieri lacial gaboi dhe vendimi i trajnerit Panuçi duhet respektuar. “Atmosfera është e mirë dhe Strakosha e Lenjani janë probleme nuk duhet të jenë në grup. Lenjani e ka marrë vet vendimin dhe nuk duhet të ndikojë. Për Strakoshën ishte gabim dhe vendim i trajnerit. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të stërvitemi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë