Kombetarja

Memushaj: Ta harrojmë Ligën e Kombeve, me Turqinë shumë e vështirë

Mesfushori Ledian Memuashj, duke folur në konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes me Turqinë është shprehur se grupi kueqezi është i vetëdijshëm për vështirësinë e këtyre përballjeve dhe po përgatitet seriozisht. Sipas futbollistit vlonjat të dyja ndeshjet e para në këto eliminatore europiani paraqesin vështirësi, pasi Andorrën nuk e njohin mirë si kundërshtarë, ndërsa Turqia është një ekip shumë kualitativ.

“Duhet menduar ndeshja me Turqinë dhe duhet kaluar në ndeshje të vështira. Është pozitive që jemi me minuta në këmbë. Kemi bërë paraqitje të mira dhe jo të mira. Liga e Kombeve duhet harruar dhe duhet të jemi pozitivë dhe të mendojmë për ndeshjen që kemi tani. Andorrën nuk e njohim si ekip kurse Turqia është ekip i mirë dhe ka lojtarë si Çalhanoglu që luan me Milanin. E dimë se çfarë na pret.”- u shpreh Ledian Memushaj.

Më tej Memushaj ka folur edhe për ndryshimet në stilin e lojës së Shqipërisë, duke thënë se me Panuçin në pankinë, ekipi kuqezi sulmon më shumë. “Më parë kemi luajtur futboll mbrojtës dhe kam luajtur. Nuk ka mënyrë të qartë pasi edhe si mbrojtës kemi humbur edhe në sulm kemi humbur. Kemi ndeshje që duhen fituar për të kaluar turin. Duhet menduar për Turqinë se është ndeshje më e vështirë. Pastaj kemi 2 ditë tjera për të menduar ndeshjen ndaj Andorrës.”- tha Memushaj.

 

Më Shumë