Pas bojkotimit të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së. Basha i mëshon fort faktit se ligji i magjistraturës është aprovuar me votat e mazhorancës si dhe vendi ynë është pa Gjykatë Kushtetuese.
“Ligji i magjistraturës është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës dhe është aprovuar në mënyrë të tillë që pasi Rama ta kapte, Ramës të mos ja hiqte askush nga duart. Pasi vuri bordin me të emëruarit e vet, tani është tanimë një shkollë partie, një sistem totalisht i kapur nga Edi Rama”, u shpreh Basha.
“Edhe nëse ua japim votat e Magjistraturës, por a do e zgjidhë kjo faktin që ne jemi pa Gjykatë kushtetuese. Nuk kemi as KLGJ as KLP. Edhe anëtarët përfaqësojnë vetëm një ngjyrë të Partisë Socialiste. Cili është përgjegjës për ngecjen e reformës në drejtësi?
Përgjegjësi është Edi Rama, sot gjyqtarët dhe prokurorët i udhëheq Edi Rama. Po të kishim një reformë në sistemin e drejtësisë, Saimir Tahiri dhe Elvis Roshi duhet të ishte në burg”, vijon më tej Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.