Lajme

Basha kujton Sokol Olldashin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në një mbrëmje si e sotmja me shi, në dalje të tunelit të Elbasanit në zonën e Krrabës, një aksident i rëndë rrugor i mori jetën ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili pas largimit të Sali Berishës në 2013 garoi përballë Lulzim Bashës për drejtimin e kësaj force politike.

Sot, 5 vite pas ndarjes nga jeta të Olldashit, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka kujtuar ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”m – shkruan Basha në “Twitter”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik në rrugën Elbasan-Tiranë.

Ai po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij tip “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 NH kur humbi drejtimin e mjetit dhe makina doli nga rruga.

Në kohën kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në kryeqytet, makina ka rrëshqitur në terrenin e lagësht dhe ka përfunduar në humnerë në anën e djathtë të rrugës. Aksidenti tragjik ka ndodhur pranë Lapidarit të Kërrabës pak perpara orës 21 e 18 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë