Lajme

Korrupsioni, Basha në linjë me amerikanët: Po largon investitorët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas ngritjes së shqetësimit për investimet në Shqipëri nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Basha i ka vlerësuar si realiste konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shkruan lideri demokrat.

Kreu i opozitës ka bërë përgjegjëse qeverinë për pasojat e korrupsionit.

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, vijon më tej Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1226841762209107968

Më herët, kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço në një konferencë për shtyp u shpreh se Shqipëria klasifikohet e 82-ta për investimet amerikane dhe kjo vjen si pasojë e klimës jo të favorshme ndaj bizneseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë