Lajme

Basha: Kandidatët e PD për deputetë, me integritet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim të shkurtër për gazetarët deklaroi se PD ka miratuar procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Pas takimit me drejtuesit e Partisë konservatore, Basha u shpreh se PD që prej muajit prill ka miratuar procedurat për këto përzgjedhje, duke u mbështetur tek integriteti dhe vlerat morale.


“U urdhëroj mirëseardhjen dy zotërinjve. PD prej prillit ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet që e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD. Po ashtu ka vendosur po në këtë statut garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera të larta morale dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat qëndron PD, demokracisë e lirisë”, tha ndër të tjera Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë