Politike

Basha i rikthehet takime në rrethe, kërkon hartim listash së zgjedhësve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të nisë javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. Për të realizuar këtë takim të ri me bazën, Basha mblodhi sot paradite në selinë blu krerët e degëve të PD-së, që njihet ndryshe edhe si Kolegji i Kryetarëve demokratë. Këto takime përfshihen në atë që opozita e cilëson si “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit. Ndërkaq është hartuar një kalendar veprimesh dhe takimesh nëpër rrethe. Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.
Sipas burimeve mësohet se Basha i ka kërkuar krerëve të degëve që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve. Partia Demokratike prej kohësh ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe se për këtë po kërkon edhe angazhimin e strukturave të saj. Edhe pse nga PS-ja janë të prerë duke refuzuar zgjedhje të parakohshme, fokusi i partive politike duket se është reforma zgjedhore.
Basha ka qenë i prerë dhe pas rastit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ku iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që vendit i duhet një qeveri tranzitore dhe çuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Për këdo që ka pasur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre", u shpreh Basha pas vendimit të marrë për shkarkimin e Kajmakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë