Politike

Basha: Duhet të jemi bashkë për ndryshimin, ofroj normalitet jo mrekulli

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në njësinë numër 3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë.

“Më 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë, por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeverie normale kёtё premtojmë pas 25 prillit...”, u tha Basha.

E vetmja gjë që na duhet, sipas Bashës, është të bëhemi të gjithë bashkë.

“Me optimizëm. Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë...”, premtoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë