Lajme

Basha: Dëshmia e gazetarit investigativ, e vërteta, Rama: Do pres provën shkencore

Kreu i PD, Basha duke e cilësuar se e vërteta është dëshmia e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi dhe jo ato që thonë Rama e Xhafaj deklaron se dy qeveritarët po mbulojnë disa vepra kriminale.

“Vepra e parë kriminale, Agron Xhafaj vazhdon të jetë një nga kokat e drogës në Shqipëri, bosi i drogës në Vlorë, i cili u përcoll në fshehtësi që prokuroria Rama-Marku-Prela të thotë ne nuk e kapim dot, nuk e hetojmë dot.

Vepra tjetër penale që përfshin drejtpërdrejt Fatmir Xhafajn, ministrin e Brendshëm, që këto ditë ka heshtur, ka gënjyer dhe shpenzuar shumicën dërrmuese të kohës së tij për të mbuluar veprat penale të vëllait të vet në një skenar kriminal. Xhafaj dhe Rama janë sot të dyshuar për veprat penale të mbulimit të veprimtarisë kriminale të Agron Xhafajt, të mbulimit të veprimtarisë kriminale të mosveprimit të ligjit Antimafia, të mbulimit të veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenatve zyrtare dhe korrupsioinit të zyrtarit të lartë në detyrë.

Këto janë arsyet pse Xhafaj vazhdon të jetë në detyrë, për të vazhduar manipulimin, për të shkatërruar provat, për të intimiduar apo joshur këdo që tregon të vërtetën sic është dhe jo ashtu sic gënjen Rama dhe Xhafaj” – u shpreh Basha.

Kreu i PD, Basha duke shprehur admirimin për qytetarët dhe gazetarët që shpalosin të vërtetat tonditësë përkundër presionit që kanë, i ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të bashkohen me opozitën më 26 maj në protestën kombëtare kundër qeverisë.

Kryeministri Rama ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook pas publikimit të konferencës së gazetarit investigativ, Olldashi dhe fjalës së Bashës, duke u shprehur me bindje se audio-përgjimi nuk është autentik dhe ai do të presë rezultatet shkencore të audio-përgjimit.

“Zhytu Lulëzim, zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do të pres me durim provën shkencore të audio-përgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do të shohin e do të gjykojnë!” - ka shkruar Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155819008336523

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se sa me shumë  të përpiqet dhe të mbrojë Xhafajn, aq më shumë do të zhytet në llumin e tij të krimit dhe aq më i pashpresë bëhet.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1895216954109615&id=100008639860309

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë