Lajme

Basha: BE nuk është ERTV. Gjermanët ia thanë Bushatit që nuk ka plotësuar kriteret

Pas takimit me përfaqësuesit e opozitës, zv.presidentja e Komisionit Europian u nis të linte Shqipërinë, por në aeroport u ndesh edhe me kryetarin e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha po kthehej pas përgjigjeve të pyetësorit të Berlinit mbi përmbushjen e atyre që njihen si 7 pritshmëritë gjermane për vendin tonë, ku veç 5 prioriteteve të BE-së janë edhe dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira.

Basha u tha gazetarëve se Federika Mogerinit i bëri të qartë pozicionin e opozitës pro hapjes së negociatave. Këtë mesazh ka dhënë dhe në vendin kryesor të BE-së, të cilin e ka ftuar të mos vendosë si një gjyqtar gjerman që vlerëson një për një kriteret, por të ndjekë dhe një logjikë shqiptare.

“Hapja e negociatava do të përbënte shtrëngimin e lakut për qeverinë. Moshapja ndëshkon Shqipërinë dhe shqiptarët dhe shpërblen ata që duan të vazhdojnë pengmarrjen e Shqipërisë me korrupsion, krim dhe shkelje të ligjit. Ndihmën më të madhe do ta bënte një qeveri e përgjegjshme që do të bënte detyrat e shtëpisë. Po bëjmë shumë më shumë se detyrat tona dhe po e bëjmë me ndergjegje të plotë”, deklaroi Basha.

Ftesës së kryeministrit Edi Rama i përgjigjet me një këshillë.

“Se Edi Rama është kryeministri, kryprokurori, kryeredaktori. Nuk është Bashkimi Europian ERTV. Rruga e llogjeve të çon tek bregu i lumit, jo tek dera e Brukselit”, u shpreh ai. Sa për rolin e opozitës dhe fanelat që duhet të veshë, atë të qeverisë nuk e ka në plan, nuk i duket as kuqezi.

“Në Europë është e paimagjinueshme t’i thuash opozitës mos bëj rolin e opozitës, vish fanellën e qeverisë. Ne kemi fanellën e Europës. Fanella e qeverisë nuk është kuq e zi, por jeshile me njolla të bardha e të kuqe: e kam fjalën për kanabisin, heroinën, kokainën, djersën e gjakun e shqiptarëve” , vijoi ai.

Europa sipas Bashës kërkon së pari shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, duke nisur nga arrestimi i Saimir Tahirit dhe për provat nuk gjykon Edi Rama, shtoi kreu demokrat.

“Kjo është pse janë skeptike vendet anëtare. Nuk ka në Europë vende që vendos kryeministri ka apo nuk ka prova. I trajton si terroristë si baballarët që u ngritën me mbrojtë bukën e fëmijëve, ndërsa për Tahirin që e ka kapur antimafia në interceptime thotë se nuk ka prova”, thotë kreu i PD.

Basha tha se nuk është i vetmi që ka ndeshur pesimizëm gjerman. Dy javë më parë ministri i Jashtëm shqiptar ka qenë në të njëjtin vend.

“Në Berlin m’u tha se Ditmir Bushatit i është thënë në sy që ti nuk i ke plotësuar kriteret”, vijoi Basha.

Si.

New method to detect falsified medicines


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë