Biznes

Barra e taksave në Ballkan, Shqipëria më problematike

Bizneset nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmendin taksat si pengesa më e madhe për suksesin e bizneseve të tyre. As bizneset shqiptare nuk përjashtohen nga ky trend, po përkundrazi, raportohet si vendi ku ka rezultuar në shifra më të larta .
Sikurse edhe vitin e kaluar, sipas Raportit të Barometrit të Ballkanit 2019, në ekonominë shqiptare raportohet problematika e barrës së taksave nga dy të tretat e bizneseve, që sipas tyre pengojnë ecurinë normale të aktivitetit të tyre,
Paga minimale ende paraqet shqetësim të rëndësishëm për të gjitha ekonomitë, por sidomos për Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia thuhet se ‘bllokohen’ nga rregullimi i punësimit më shumë se ekonomitë e tjera në rajon, edhe pse pjesa që raportonte këtë problem u zvogëlua krahasuar me vitin e kaluar.
Rregulloret e shëndetit dhe sigurisë mbeten një pengesë në Kosovë, më shumë se kudo tjetër. . Përveç kësaj, perceptimet e rregullimeve të pagave minimale kanë marrë kurse të kundërta në Shqipëri dhe Kosovë. Ky shqetësim është shumë më i lartë këtë vit në Shqipëri (39% krahasuar me 16% në vitin 2017), ndërsa në Kosovë nuk përfaqëson më shumë barrë (27% në krahasim me 57% në vitin 2017).
Në përgjithësi, përparimi më i madh duket se është bërë në Mal të Zi, kryesisht në praktikat e punësimit, planifikimin dhe zhvillimin, si dhe rregulloret tatimore. Nga ana tjetër, në Shqipëri u vëzhgua ndjeshmëria më e madhe në krahasim me 2017, me shqetësimet e biznesit të nxitura kryesisht nga rregullimi i taksave.
BALKAN BAROMETER është një studim vjetor i opinionit publik dhe besimit të biznesit në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili shqyrton aspiratat dhe pritjet për jetën dhe punën, tendencat e përhapura socio-ekonomike dhe politike dhe integrimin rajonal dhe europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë