Biznes

Barometri / Emigrimi, korrupsioni dhe situata ekonomike problemet kryesore të biznesit shqiptar

Nga Gazeta 'SI' - Barometri i Ballkanit, i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC ka analizuar faktorët që kërcënojnë mbijetesën e bizneseve shqiptare dhe të rajonit.

Sipas Barometrit, emigracioni, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria makroekonomike janë pengesat kryesore të bizneseve në vend.

Anketa me pronarët e bizneseve konsiston në vlerësimin e rrezikut të treguesve nga 1-4. 1 do të thotë pengesë e madhe, 2 pengesë e moderuar, 3 pengesë e vogël dhe 4 asnjë pengesë.

Problemet makrekonomike si dhe fenomeni “Brain Drain” (ikja e trurit) janë problemet më të mëdha për bizneset Shqiptare, vlerësuar me një rezultat prej 1.8 dhe 2 përktësisht.

Anketa tregon se biznesi shqiptar evidenton probleme të tjera si kostot e financimit dhe paqëndrueshmëria politike apo edhe korrupsioni. Nga ana tjetër, ekonomia informale është një problem i rëndësishëm në të gjithë rajonin, me pjesëmarrjen e ekonomisë së padeklaruar në ekonominë totale.

Anketa tregon se paqëndrueshmëria makroekonomike perceptohet si problemi më i madh më së shumti nga bizneset në Bosnje Hercegovinë me 1.7 e ndjekur nga Shqipëria. Në Shqipëri disponueshmëria e fuqisë punëtore është shënuar më e ulëta, së bashku me Kosovën, me 1.8. Në 12 muajt e fundit ky është bërë një shqetësim i madh në Shqipëri me kompanitë dhe politikëbërësit që po shqyrtojnë kuotat për punëtorët nga Azia Jugore dhe Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë