Interi kthehet në krye të Serisë A, të paktën për një natë. Ka lënë pas disfatën e Dortmundit dhe ka mundur 2-1 Veronën. Një fitore me përmbysje e skuadrës së Kontes, pasi pjesa e parë u mbyll 0-1. Verre shënoi me penallti për ekipin e Kumbullës, i cili e humbi këtë ndeshje për shkak të dëmtimit. Vesino barazoi, kurse Barela, 7 minuta para fundit, realizoi golin e fitores me një të djathtë të jashtëzakonshme nga jashtë zonës.
Xakanji pengohet nga Handanoviç pas 19 minutash lojë dhe ka penallti për Veronën. Verre është i saktë dhe Verona kryeson 0-1. Më pas fillojnë sulmet e panumërta të Interit. De Vrij, lojtari i fundit i zikaltërve, luan në gjysmëfushën e Veronës. Lukaku humbet disa raste, ndërsa Rrahmani me shokë mundohen të rezistojnë. Vesino fiton dyluftimin me Gunter dhe barazon shifrat me kokë. Interi merr zemër dhe shton sulmet, por edhe Verona mund të godasë me ndonjë zbritje të rrezikshme. Lukaku bën një gafë, duke ia dhuruar topin në duar portierit të Veronës.
Për golin e fitores mendon Barela. Një eurogol gjuajtja e tij që ngre peshë “San Siron”. Konte dhe lojtarët e tij festojnë sikur të kishin fituar një finale dhe kanë të drejtë, pasi është një moment shumë i rëndësishëm për Interin. Zikaltrit kryesojnë me 31 pikë pas kësaj fitoreje, por duhet të presin Juventusin, që ndeshet me Milanin për javën e 12-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.