Politike

Berisha, jashtë grupit të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbetur jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse Kuvendi me kërkese të Gazment Bardhit ktheu në grup të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha.

Kuvendi ka sqaruar se Berisha nuk është pjesë e grupit, pasi janë kthyer vetëm deputetët që ishin anëtarë prej nisjes së kësaj legjislature

Kuvendi thekson se Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit në këtë periudhë.

Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga Gazment Bardhi mbi “revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature” 

Sali Berisha u la jashtë grupit më herët se sa fillimi i kësaj legjislature me 10 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë