Politike

Bardhi: S’kam ndryshuar qëndrim, por strategjinë ndaj Berishës ndryshe nga Basha që mbështeti kandidatët e tij, kam sms-të

Gazment Bardhi thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon pozicionimit të tij në raport me Sali Berishën.

“Identik me atë që kam shprehur nga nëntori deri në këtë moment. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Ka një ndryshim strategjie për të mos harxhuar energjinë në betejën brenda PD por tek beteja me kundërshtarin tonë të vetëm politik, Edi Rama.

Disa kanë zgjedhur të rrinë në shtëpi dhe të mos bëjnë betejë me Ramën, por të merren me Berishën. Duan ta bëjnë, janë të lirë. As nuk i kritikoj, të bëjnë ca mendojnë se është e drejtë. Kur unë kam bërë betejë me Berishën, disa u mbyllën në shtëpi dhe kishin frikë t’ia përmendin emrin Berishës. Disa u fshehën dhe as sot nuk ja zënë dot emrin me gojë Berishës”, tha Bardhi, duke shigjetuar indirekt Lulzim Bashën. 

Ai i kërkoi Bashës të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin. Bardhi tha se po veprohet me dy standarde, pasi po largohen anëtarët e PD që kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa Bashën që ka mbështetur kandidatët e Berishës po vihet në krye të partisë.

“...Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në Vaun e Dejës, do duhet t’ia thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë pasur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës në Vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës t’i largojmë nga këshilli, ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë