Politike

Bardhi në grup: Për negociatat u konsultova me Berishën. Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe realitet politik

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, kreu i grupit Gazment Bardhi, është shprehur se për të negociuar me mazhorancën për  rikthimin e jetës parlamentare është konsultuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka theksuar se është bërë dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtare.

“Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për  t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë z.Berisha, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, pasi ne kemi kërkuar, që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamentare dhe reformën zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje.  Na kanë thirrur sot dhe do shkojmë”, është shprehur Bardhi gjatë mbledhjes, I mbështetur edhe nga Flamur Noka.

“Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishme është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtëtë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra jo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita”, është shprehur Noka në grup


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë