“Shtëpia e Lirisë” u regjistrua si koalicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por zyrtarisht vetëm si koalicion i LSI-së me PDK pa përfshirjen e Partisë Demokratike-Komisioni i Rithemelimit që në fakt ligjërisht nuk njihet.
Megjithatë, një vendim të tillë nuk e ka pritur mire PD-ja e cila më herët në KQZ kërkoi që të mos regjistrohej fare si koalicion.
Pas vendimit të KQZ-së, reagoi zyrtarisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë e Ilirit”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje