Politike

Bardhi dhe Noka në bazë: Na pret një vit i vështirë, duhet të ngrihemi

Partia Demokratikle e Rithemelimit ka filluar takimet në bazë me qëllim ridimensionimin e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar nga Burreli se Shqipëria kishte nevojë për të patur një PD të bashkuar.

Bardhi tha se PD ka kaluar një periudhë të vështirë, por u shpreh i bindur për të arritur edhe fitoren zgjedhjet e ardhshme

“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës”, tha ai.

Ndërsa Flamur Noka këmbënguli në takim për qeveri teknike

“Edi Rama ka vetëm një rrugë, të ngrihemi dhe ta detyrojmë të gjunjëzohet, të ngrihemi dhe ta detyrojmë që të lëshojë vendin dhe ti hapë rrugë një procesi të ndershëm demokratik zgjedhor, ti hapë rrugë votës së lirë. Që të ndodhë kjo duhet qeveri teknike. Ky është mision ynë, misioni i çdo demokrati dhe ne këtë mision ne nuk do ndalemi, ne këtë mision do ta arrijmë.

Ne nuk njohim kthim pas, njohim vetëm një rrugë të ecim drejt  synimit që kërkon sot çdo shqiptar, Shqipëria e lirë, Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe Shqipëria në Evropë dhe këtë do ta arrijë PD dhe Sali Berisha”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë