Futboll

Barcelona, Laporta në kundërsulm: Arbitrat janë pro Realit, ekipit të regjimit

Gazeta Si - Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka organizuar sot një konferencë të gjatë shtypi për të sqaruar pozicionin e klubit dhe për t’u mbrojtur nga e ashtuquajtura ‘Çështja Negreira’. Numri 1 i katalanasve ka sulmuar ashpër rivalët e Real Madridit.

"Për 70 vjet, ata që kanë emëruar arbitrat kanë qenë ish-ortakë, ish-lojtarë dhe ish-menaxherë të Real Madridit, - ka deklaruar Laporta. - E gjithë bota e di që Reali ka qenë historikisht i favorizuar nga vendimet e arbitrave. Sepse është skuadra e regjimit, për shkak të afërsisë me pushtetin.

Johan Laporta, presidenti i Barcelones. Gazeta Si, 17 prill 2023

Që ata të mbajnë qëndrim, duke pretenduar se janë dëmtuar në momentin më të mirë të historisë së klubit tone, është një cinizëm i paprecedentë. Shpresojmë që ky proces ta bëjë të qartë këtë gjë".

Laporta është mbrojtur nga akuzat e korrupsionit. Për çështjen e shumëpërfolur se Barcelona ka paguar Enrikuez Negreira, për një kohë të gjatë zëvendëspresident i arbitrave spanjollë, ai theksoi:

"Gjatë 123 viteve histori, Barcelona ka qenë gjithmonë një model ‘fair play’, brenda dhe jashtë fushe. Nëse kemi fituar këta dhjetvjeçarë, ka qenë pa dyshim për shkak të impenjimit, talentit dhe njohurive. Asnjë fushatë diskretitimi nuk na ndalon për të qenë pikë referimi në sportin e admiruar nga miliona katalanas dhe shumë milionë persona në gjithë botën".

Presidenti i Barcelonës ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka folur për një fushatë kundër klubit që ai drejton. Ai nuk ka kursyer as Tebas, kreun e La Ligës: "Tebas ka qenë i papërgjegjshëm dhe aspak profesionist”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë