Futboll

Barcelona kampione e Spanjës për herë të 27-të, titulli festohet në derbi

Gazeta Si – Bercelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 27-të në historinë e saj. Fitorja 2-4 në derbin me Espanjolin ka certifikuar titullin për katalanasit, që prisnin vetëm matematikën, pasi kishin krijuar shkëputje në krye.

Me 85 pikë pas 34 javësh, skuadra e Ksavit shton edhe një tjetër trofe të rëndësishëm në palmaresin e saj. Një titull që vjen 4 javë para mbylljes së kampionatit. Ksavi ndërkohë, pas titujve të fituar si lojtar, fiton të parin si trajner.

Robert Levandovski dy herë, Balde dhe Kunde shënuan golat në fitoren e sotme ndaj Espanjolit. Kiedi Bare, lojtari i Kombëtares shqiptare, nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes, teksa lojtarët e Barcelonës po festonin në mesin e fushës, tifozët e Espanjolit pushtuan fushën. Lojtarët dhe stafi i Barcelonës u detyruar të shkonin me vrap në dhomat e zhveshjes, ndërsa policia normalizoi situatën..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë