Futboll

Barcelona fiton me përmbysje në ‘El Clasico’, shkon +12 nga Reali

Gazeta Si – Në ‘El Clasico’-n e sotëm ka bërë gjithçka Barcelona, që ka shënuar të tre golat e supersfidës dhe në fund ka siguruar fitoren 2-1, që mund të thuhet si i ka hipotekuar titullin në La Liga. Katalanasit tashmë janë shkëputur 12 pikë nga rivalët e tyre.

Araujo devijoi në portën e tij një top të krosuar nga Vinicius dhe Reali e pa veten në avantazh pas 9 minutash. Barcelona gjeti forca të reagonte dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat me Serxhi Roberton.

Rastet vazhduan për katalanasit në pjesën e dytë. Golin do ta gjente Markos Asensio afër fundit të ndeshjes, por VAR–i prishi festën e madrilenëve, duke e anuluar për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Në kohën shtesë, Frenk Kesi, i futur në fushë si zëvendësues, shënoi golin vendimtar të sfidës. Pas kësaj ndeshjeje, titulli është çështje e mbyllur në La Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë