Futboll

Barcelona dhe klauzola Coutinho: 100 milionë më shumë “taksë” për çdo blerje nga Liverpool

Kush përfitoi nga marrëveshja Coutinho? Transferimi i brazilianit te Barcelona ishte një nga goditjet më të shtrenjta të merkatos  në historinë e futbollit. 160 milion euro , midis çmimit bazë dhe bonuseve, për të sjellë ish-lojtarin e Interit në Spanjë. Në Camp Nou, nuk është se braziliani ka shkëlqyer, deri në atë pikë sa u dërgua te Bayern Munich, me shpresën e katalanasve që ai do të blihet. Prandaj është qartë që pala fituese në këtë mes është Liverpool . Me paratë e mbledhura nga Coutinho, Reds blenë dy shtylla si Van Dijk dhe Alisson.

Dhe jo vetëm kaq. Nga ajo që raporton Mirror, transferimi i brazilianit mund të ketë një tjetër efekt anësor shumë ... të veçantë. Në fund të 2018, u përfol për një klauzolë që parashikonte që Barcelona nuk mund të blinte asnjë lojtar të Reds për tre vjet (deri në vitin 2021, duke marrë parasysh që Coutinho u transferua në janar të vitit 2018). Por tabloidi anglez zbulon se e vërteta është ndryshe. Barcelona mund të bëjë ofertë për çdo lojtar në dispozicion të Klopp, por pritet të kushtojë shumë shtrenjtë.

Dhe me "shumë shtrenjtë" nënkuptojmë 89 milion paund (100 milionë euro) më shumë për çdo lojtar të Liverpool-it. Kjo, sipas Mirror, është natyra e vërtetë e marrëveshjes. Për shembull, nëse Barcelona do të vendoste që si trashëgimtar të Piquè , të blinin Van Dijk, në vend që të paguanin rreth 120 milion euro, ata do të duhet të shpenzojnë 220. Njësoj për Manè. i cili do të kushtonte rreth 250 milion euro, më shumë se Neymar. Një mënyrë origjinale për të mbrojtur talentet nga një "gjahtar" i rrezikshëm si Barça, i cili gjithmonë (ose pothuajse) arrin të bindë një futbollist të transferohet në Camp Nou. Dhe nga kjo pikëpamje, Liverpool është treguar largpamës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë