Lajme

Banorët e “Unazës së Re” protestë te Bashkia e Tiranës

Banorët e “Unazës së Re” e kanë zhvendosur protestën e tyre para Bashkisësë Tiranës.

Protestuesit janë mbledhur para bashkisë, ndërkohë kërkojnë takim me ngulm me kryebashkiakun Erion Veliaj, që të marrin përgjigje lidhur me fatin që do të kenë banesat e tyre.

Ata shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa theksojnë se shteti po i nxjerr në qiell të hapur.

“Fuqiae njerëzve është më e madhe se njerëzit në fuqi”, kjo është një nga banderolatmë të mëdha që protestuesit mbajnë në duar.

Banorët janë të revoltuar dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që mos të tregohen arrogantë me këta banorë.

“I kemi dhënë votën PS-së, tani po na shkatërron shtëpitë. Kryebashkiakut i bëjmë thirrje të vijë këtu. Protesta jonë është shumë paqësore dhe e organizuar”, është shprehur një prej protestuesve.   

Kujtojmë që protesta e banorëve të “Unazës së Re” ka disa ditë që vijon duke bllokuar rrugën kryesore.

Ndërkohë, punimet për zgjerimin e Unazës së Madhe kanë nisur nga sheshi “Shqiponja”, në hyrje të Tiranës, duke hequr simbolin kombëtar, për t’i hapur rrugë ndërtimit të mbikalimit, e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve. Segmenti nga “Pallati me Shigjeta” te “sheshi Shqiponja” do të jetë me tri korsi dhe me një gjatësi prej 2.34 kilometrash.

Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë