Lajme

Bankers nën hetim, akuzohet se shkeli konkurrencën

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim të thelluar Bankes Petroleum, që dyshohet se ka shkelur rregullat e garës në tregun e prodhimit dhe të tregtimit të naftës bruto.

Kompania hetohet për abuzim me pozicionin dominancë që ka në treg dhe pas akuzave që u ngritën nga rafineria e Ballshit se Bankers nuk kishte përmbushur detyrimet kontraktuale duke i ndërprerë furnizimin me naftë bruto kësaj rafinerie.

“Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës”, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Kjo nuk është hera e parë që Bankers Petroleum është nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës përgjatë viteve që ka ushtruar aktivitetin në Shqipëri. Në të gjitha herët e shkuara, kompania u ka shpëtuar ndëshkimeve pasi nuk është gjetur fajtore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë