Financa Personale

Banka Botërore: Pandemia thelloi varfërinë ekstreme

Mendohet se përgjatë këtij viti do të rritet varfëria ekstreme për herë të parë në më shumë se dy dekada që pritet të çojë rreth 115 milionë njerëz në atë kategori. Kjo e përshkruar nga një raport i Bankës Botërore. Pandemia po nxit forcat e konfliktit dhe ndryshimit të klimës, të cilat tashmë po ngadalësojnë edhe uljen e varfërisë.
Deri në vitin 2021, kjo mund të rritet deri në 150 milion thuhet në raport dhe varfëria ekstreme përcaktohet që të jetosh me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Rritja e parashikuar do të ishte e para që nga viti 1998, kur kriza financiare tronditi ekonominë globale. Para goditjes së pandemisë, shkalla e varfërisë ekstreme pritej të binte në 7.9% në vitin 2020. Por tani ka të ngjarë të ndikojë mes 9.1% dhe 9.4% të popullsisë së botës këtë vit, sipas raportit dyvjeçar të bankës për varfërinë dhe prosperitetin e përbashkët.
Në skajin tjetër të shkallës, miliarderët kanë parë pasuritë e tyre të arrijnë rekorde gjatë pandemisë, me drejtuesit e lartë nga teknologjia dhe industria që fitojnë më shumë. Më të pasurit në botë panë pasurinë e tyre të rritet 27.5% në dollarë nga prilli në korrik të këtij viti, sipas një raporti nga banka zvicerane UBS.

Foto ilustruese

Pengesë serioze
Që nga viti 2013, Banka Botërore ka punuar në këtë drejtim dhe synonte se jo më shumë se 3% e popullsisë së botës do të mund të jetonte me 1.90 dollarë në ditë deri në vitin 2030. Sidoqoftë, ai tani thotë se qëllimi do të jetë përtej arritjes pa "veprim të shpejtë dhe thelbësor të politikës".
Raporti i Bankës Botërore zbuloi se shumë prej të varfërve do të ishin në vendet që tashmë kanë nivele të larta varfërie, me 82% të totalit të pritshëm në ato që klasifikohen si vende me të ardhura të mesme. Banka tha se përparimi në uljen e varfërisë globale tashmë ishte ngadalësuar edhe para krizës së Covid-19.
"Pandemia dhe recesioni global mund të bëjnë që mbi 1.4% e popullsisë së botës të bie në varfëri ekstreme", tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.
Ai shtoi se për të përmbysur këtë "pengesë serioze", vendet do të duhet të përgatiten për një ekonomi tjetër pas Covid-19, duke lejuar kapitalin, fuqinë punëtore, aftësitë dhe inovacionin të lëvizin në biznese dhe sektorë të rinj. Megjithatë, ai u zotua se mbështetja e Bankës Botërore do të jetë në dispozicion për vendet në zhvillim "ndërsa ato punojnë drejt një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse".
Huadhënësi me qendër në Uashington po ofron grante dhe kredi me interes të ulët me vlerë 160 miliardë dollarë, për të ndihmuar më shumë se 100 vende të varfra për të trajtuar krizën.
Burimi:BBC. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë