Menaxhim

Banesat para vitit 1991, si të kaloni pronësinë përmes e-Albania

Nga Gazeta Si- Pronarët e banesave të vjetra, të ndërtuara para vitit 1991, mund të regjistrojnë online nëpërmjet portalit e-Albania vendimin për kalimin në pronësi të banesës, oborrit në përdorim apo truallit funksional, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se qytetarët duhet të zgjedhin në e-Albania shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ” dhe më pas “Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK”.

Gjatë aplikimit përfshihen automatikisht edhe shërbimet për lëshimin e certifikatës së pronësisë, kopjen e kartelës së pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale.

Aplikimi dërgohet elektronikisht, ndërsa pagesa mund të kryhet online, në Postën Shqiptare ose në bankat e nivelit të dytë. Pas përfundimit të procedurës, përfituesit pajisen me dokumentacionin kadastral të pronës.

Informacioni i plotë mbi dokumentet e nevojshme për aplikim gjendet në faqen e ASHK-së, në rubrikën “Shërbime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë