Kuriozitete

Bananja si vepër arti, studenti e ha sepse ishte i uritur

Për disa, mundësia për të parë një banane të ngjitur në mur është një vepër arti i kohëve të fundit. Për të tjerë, është vetëm një ‘snack’ për të kaluar urinë.

Artisti Italian Maurizio Cattelan po prezantonte veprën e tij të artit në Seul por një student duket se nuk e ka kuptuar veprën e artit. Cattelan i kthen objektet e zakonshme në "vepra të kënaqësisë dhe kritikës".

Ai kishte ngjitur një banane të zakonshme në mur dhe studenti thjesht ka marrë bananen dhe e ka ngrënë.

“Studenti i tha muzeut se e hëngri sepse ishte i uritur”, tha një zëdhënës i muzeut për CNN.

E titulluar "Komediani", vepra u bë një nga momentet më të mëdha të botës së artit kur u shit për 120,000 dollarë në Art Basel Miami Beach në dhjetor 2019.

Pasi e hëngri bananen, studenti e ngjiti lëvoren përsëri në mur. Lëvorja u zëvendësua më vonë nga muzeu me një banane të freskët.

“Kjo ndodhi papritur, kështu që nuk u ndërmor asnjë veprim i veçantë. Artisti u informua për incidentin, por ai nuk pati asnjë reagim ndaj tij”, shtoi zëdhënësi i muzeut.

Puna është pjesë e ekspozitës solo të Cattelan ËE, që aktualisht po zhvillohet në muzeun e Seulit deri më 16 korrik. Vetë banania ndërrohet rregullisht çdo dy deri në tre ditë dhe nuk është në shitje.

Cattelan është i njohur për pjesët satirike që sfidojnë kulturën popullore, duke provokuar shpesh debate rreth artit konceptual.

Kjo nuk ishte hera e parë që dikush mendonte se vepra artistike ishte e ngrënshme.

Pasi vepra e parë "Comedian" u shit në vitin 2019, artisti David Datuna hoqi bananen e ekspozuar në galerinë Perrotin në Art Basel në Miami dhe e hëngri atë ndërsa shikuesit e habitur e shikonin.

Datuna e shijoi momentin, duke postuar në Instagram në atë kohë duke thënë “Më pëlqen shumë ky instalacion. Është shumë i shijshëm”.

Më vonë ai mbrojti aktin, duke e quajtur atë një shfaqje arti në një konferencë shtypi dhe jo një akt vandalizmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë