Politike

Balluku: Porti në Porto Romano do të kushtojë 390 mln euro

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se porti i ri i mallrave në Durrës që do të ndërtohet në Porto Romano do të kushtojë 390 mln euro.

Ministrja theksoi se porti duhet të zhvendoset në një zonë industriale ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Fat që porti i ri do të kushtojë 2 mln euro. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës, i nxjerr nga koka, ju e dini më mirë se unë. Nuk ekziston ky lloj kuotimi për ndërtimin e Portit të ri, do ua them unë tani. Do të ndërtohet me kapacitetet e Autoritetit Portual të Durrësit.

Gjithashtu edhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit se është detyrë e këtij shteti që të modernizojë infrastrukturën detare dhe kushton 390 mln euro. Do të bëhet se nuk ka mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë më në zemër të një qyteti për infrastrukturë portuale. Duhet të shpërngulet në një zonë industriale, ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën edhe RMV-në”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë