Menaxhim

Balluku nga samiti në Londër: BERZH dakordëson të financojë për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

Nga Gazeta 'SI' - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH ka miratuar financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku nga samiti i BERZH për Ballkanin Perëndimor në Londër.

Linja hekurudhore e cila nuk ka nisur ende punën në terren, do të jetë 120 km e gjatë duke rikuperuar të gjithë hekurudhën e vjetër, që u bë jofunksionale pas tërmetit të 2019-s.

Vorë-Hani i Hotit parashikohet të kushtojë mbi 370 mln euro dhe do të financohet nga një kredi 200 mln euroshe nga BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve si dhe një grant 160 mln euro nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Edhe kjo hekurudhë është pjesë e projektit gjigand të TEN T dhe do ta lidhë Shqipërinë me hekurudhat europiane  e rajonale. 

Momentalisht po zhvillohet hekurudha Durrës-Tiranë e cila pritet të mbyllet vitin e ardhshëm me një kosto totale prej 92.1 mln eurosh. Po ashtu linjë tepër me rëndësi është ajo e Durrës-Prishtinë, që është në proces studimi dhe do të kushtojë 700 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë