Ne rrjet

Ballkani Perëndimor, një fushëbetejë dezinformimi

Ndërsa demokracitë në mbarë botën, po përpiqen të luftojnë dezinformimin në internet, vendet e Ballkanit Perëndimor, “janë goditur nga një valë e re e dezinformimit, ndaj së cilës rajoni është shumë më pak i përgatitur se sa shoqëritë perëndimore”. 

Jelena Miliç, drejtoreshë e Qendrës Euroatlantike në Serbi ngre alarmin për rritjen e fushatat dezinformuese, të mbështetura nga jashtë, dhe të përshkallëzuara nga mosbesimi i thellë i opinionit publik tek institucionet qeveritare.

Ajo dhe ekspertë të tjerë rajonalë diskutuan këtë javë mbi rritjen e dezinformimit në rajon, në kuadër të javës kundër dezinformimit i cili bëri bashkë zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë, në tre qytete europiane: Athinë, Madrid dhe Bruksel.

“Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë veçanërisht të prekshme ndaj informacionit të falsifikuar në internet, shpjegoi Miliç. “Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përvojë të gjatë si shoqëri demokratike me media të pavarura. Komuniteti i medias është veçanërisht i dobët teksa legjitimiteti i saj vazhdon të jetë i dyshimtë, për shkak të rolit që luajti në nxitjen e konflikteve të viteve 1990, dhe për shkak të ngadalësisë në reagimin ndaj goditjeve nga manipulatorët rusë”, theksoi ajo.

Edhe Adnan Huskiç, kryetari i Qendrës për Studime Elektorale në Bosnje Hercegovinë, u pajtua me këtë konstatim duke thënë se vendet e rajonit nuk i kanë zhvilluar si duhet sistemet e medias , të cilat supozohet të ofrojnë një gazetari të paanshme dhe profesionale etik. “ Mungesa e një media të fortë, e bën më të lehtë për elitat politike, që ta përdorin dezinformimin për të ruajtur kontrollin e tyre”, argumenton ai. “Veçanërisht pasi kontrollet dhe balancat politike, mbeten një iluzion në të gjithë rajonin.

Nga ana tjetër, Laura Braun, një zyrtare e çështjeve publike dhe zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Maqedoninë e Veriut, shpjegoi se mungesa e besimit tek institucionet politike, është ajo që e bën rajonin një terren kaq pjellor për dezinformimin.

Jelena Miliç

“Shumë dezinformime luajnë me besimin e qytetarëve tek institucioneve demokratike dhge po përpiqen të shkatërrojnë më tej besueshmërinë e qeveriisë në vend”- tha ajo. “Edhe lajmet e rreme që në dukje janë neutrale në aspektin politik, siç janë historitë e rreme mbi rreziqet që vijnë nga vaksinat, mund të rritin në tërësi nivelin e ankthit në shoqëri, dhe kjo i bën njerëzit të ndihen sikur qeveria nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar”, vijoi më tej ajo.

Braun shpjegoi se në veçanti në Maqedoninë e Veriut se dallgët e dezinformimit, filluan të shfaqen në internet pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2016, taksa partia në pushtet humbi shumicën në parlament. “Ndërsa partitë përpiqeshin të formonin një koalicion qeverisës, dezinformimey u përpoqën të delegjitimonin zgjedhjet, duke përhapur në mediat sociale teorinë se partitë e opozitës ishin ndihmuar nga të huajt”, tha ajo. Këto fushata u zgjeruan kur Zoran Zaev, kryeministri i asaj që në atë kohë njihej si Republika e Maqedonisë, dhe kryeministri grek Aleksis Cipras, arritën një marrëveshje për të ndryshuar emrin e ish-kombit, në Maqedonia e Veriut në qershorin e vitit 2018”, thekson Braun.

Ndërkohë që votuesit shkuan në referendum, për të miratuar marrëveshjen e ndryshimit të emrit, Braun tha se procesi u shoqërua me “një sasi jashtëzakonisht komplekse, të organizuar dhe toksike të dezinformimit, që dominoi rreth 99 përqind të diskutimeve në mediat sociale”.

Miliç paralajmëroi se fushatat e dezinformimit të koordinuara nga Rusia, kanë shkaktuar dëme në Serbi, dhe mund të zgjerohen në të ardhmen. “Portali rus ‘Sputnik’ është shumë agresiv pasi kryeredaktori i saj e paraqet Sputnik në Serbi, si një media serbe”, në vend se të zbulojë origjinën ruse të vendit”, tha Miliç

Miliç njoftoi se ‘Sputnik’, po promovon tashmë një histori të rreme, duke pretenduar se uraniumi i përdorur në vend, po shkakton një epidemi kanceri. Miliç shqetësohet se si portalet ruse ashtu edhe kineze, që kanë për bazë dezinformimin mund të zgjerohen, teksa Beogradi ndodhet përballë bisedimeve për kufijtë me Kosovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë