Futboll

Balliu shijon fitoren ndaj Barcelonës, është titullari kuqezi më stabël i sezonit

Gazeta Si – Ivan Balliu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Rajo Valekanos në Spanjë, ka shijuar një fitore të madhe ndaj Barcelonës në kampionat. Skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj katalanasve, të cilët po shkojnë të sigurt drejt titullit kampion në La Liga.

Balliu ishte në fushë për 90 minuta dhe bëri një paraqitje të mirë. Ai nuk është një lojtar shumë mediatik, për të shkruhet pak, por është një lojtar shumë i rëndësishëmn për Rajon dhe Shqipërinë.

Balliu feston me ekipin. Gazeta Si, 27 prill 2023

Mbrojtësi i krahut të djathtë është lojtari më stabël nga kuqezinjtë. Aktivizohet rregullisht në formacion, këtë sezon numëron 35 ndeshje, si asnjë titullar tjetër i Kombëtares. Përveç kësaj, është një element kyç në skuadrën spanjolle.

Më pak ka luajtur me Kombëtaren kohët e fundit edhe për shkak dëmtimesh. Trajneri Silvinjo, me spostimin e Hysajt në të majtë, i ka besuar krahun e djathtë. Në duelin me Levandovskin, ndryshe nga sa ndodhi në mars në Poloni, këtë herë fitoi Ivan Balliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë