Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mezi po e pret përballjen me Edi Ramën në sallën e gjyqit, ku kryeministri është thërritur për të dëshmuar në gjyqin e çështjes “Partizani”.
“Do jemi ballë për ballë dhe thojini të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa media, por të kërkojë mediat aty dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë dhe çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion, pa asnjë kërkesë nga pronarët”, tha Berisha.
Ai shtoi se thirrja e kryeministrit në këtë çështje është kërkuar prej kohësh, duke pretenduar se në dosje gjenden “mbi 10 apo 12 firma” të tij, të cilat sipas Berishës duhet të verifikohen.
“Është kërkuar me kohë thirrja e Edi Ramës, pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 12 firma ose 10 firma, se tani duhet t’i gjej, t’i numëroj. Prej tyre në shkelje flagrante të ligjit dhe i ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne kërkuam. Përkundrazi, akuzuan Sali Berishën për gjëra që s’kishin asnjë lidhje me to”, tha lideri demokrat.
Gjykata zbatoi ligjin, tha Berisha, për thirrjen e kryeministrit si dëshmitar, duke shtuar se “çdo gjykatës serioz do ta kishte çuar në gjyq” atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje