Politike

Balla thumbon Metën: U zotua për dorëheqjen, ta mbajë fjalën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, pasi u ka hequr të drejtën qytetarëve për të zgjedhur me anulimin e 30 qershorit. Ndër të tjera, Balla iu dërgoi një mesazh dhe kritikëve të Komisionit të Venecias, teksa tha se kur ky komision flet, të gjithë duhet të heshtin.
“Kërkesa jonë flet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës, sepse kush i heq të drejtën popullit për të zgjedhur, shkel rëndë Kushtetutën. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshtin”, deklaroi Balla.
Më tej, kreu i grupit parlmantar të PS-së, deklaroi se Komisioni i Venecias ka meritë në bërjen e Kushtetutës së Shqipërisë, pasi Kushtetuta që kemi sot, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga vetë Venecia.
“Jam një prej palëve të ftuar në Komisionin e Venecias për të sjellë këndvështrimin tonë. Dua të ndaj me ju që edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak, që padyshim janë pjesë e procedurës strikte të Komisionit të Venecias. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshin. Komisioni i Venecias ka meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga Venecia. Dua që të gjithë ta presin me respekt", tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë