Bakshishet s’janë te detyrueshme por në disa kultura nëse nuk le një bakshish konsiderohet si shkelje e rregullave të mirësjelljes.
Por duket se edhe sa i përket lënies së bakshishit, kemi grupe të ndara, në ato njerëz që janë dorë shtërnguar dhe nuk lënë asnjë qindarkë, dhe të tjerë e kanë pjesë të kulturës së tyre, lënien e bakshishit.
Sipas një studimi të ri nga creditcards.com, 10 % e të rinjve nuk lënë asnjë bakshish kur dalin për të ngrënë diçka. Ndërkohë që sa i përket brezit të vjetër vetëm 3 % e tyre nuk lënë asnjë bakshish.
Por sipas studimit, edhe në rastet kur të rinjtë lënë bakshish, ai zë rreth 15 % të faturës, ndërkohë që mesatarja kombëtare është 18 deri në 20 %.
I njëjti qëndrim zbatohet edhe për ata që ofrojnë shërbime të tjera, siç janë shoferët e taksive. 18 % e të rinjve nuk lënë asnjë bakshish edhe kur kanë një mundësi për ta bërë këtë.
Kujtojmë gjithashtu se askush nuk i kalon amerikanët, sa i takon bujarisë në lënien e bakshisheve. Kjo për shkak se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lënia e bakshishit është shndërruar në një ritual të zakonshëm, në ndryshim nga shumë vende të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.