Futboll

Bajerni bën ‘pazar’ te Barcelona, piketon brazilianin që klubi e ka nxjerrë në shitje

Gazeta Si – Bajerni kaloi një sezon të çuditshëm, ku vetëm në ndeshjen e fundit siguroi titullin kampion në Bundesligë, ndërkohë që doli shpejt nga skena europiane. Klubi ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese, ndërsa tani kërkon të fuqizojë grupin e lojtarëve për të qenë në një nivel më të lartë.

Rafinja, sulmuesi qe kerkohet nga Bajerni. Gazeta Si, 7 qershor 2023

Bavarezët i kanë hedhur sytë te Barcelona, ku po monitorojnë situatën e Rafinjës. Sipas ‘Sky Sports De’, braziliani ka dalë jashtë planeve të klubit, që kërkon ta shesë për të mbushur arkën. Për sulmuesin anësor ka interesim edhe nga Njëkasëlli në Premier Ligë.

Trajneri Ksavi Hernandez në fakt dëshiron që Rafinja të qëndrojë, por interesat e klubit janë të parat. Bajerni e sheh këtë lojtar si një element të rëndësishëm në planin e ringritjes, por dihet që gjermanët nuk bëjnë çmenduri në aspektin financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë