Futboll

Bajern Mynih hidhet në sulm për Frenki de Jong, interesim i fortë për holandezin

Gazeta Si – Bajern Mynih kërkon të rikthehet fuqishëm në arenën europiane dhe është e qartë se kjo arrihet nëpërmjet blerjeve të mëdha. Pak ditë më parë firmosi portugezi Rafael Guerreiro, që la Borusia Dortmund, kurse tani bavarezët duan të bëjnë një tjetër goditje të madhe me një holandez.

Bëhet fjalë për Frenki de Jong, mesfushorin e Barcelonës, që mund të bashkohet me patriotin e tij Mathijs De Ligt, si disa vite më parë tek Ajaksi. Me blerjen e Gundogan, Barcelona mund ta lërë de Jong të largohet dhe sipas ‘Bild’, për të ka një interesim shumë serioz nga Bajerni.

Frenki de Jong, duke luajtur per Barcelonen. Gazeta Si, 26 qershor 2023

Për de Jong ishte Mançester Junajtid klubi i parë i madh që kërkoi ta merrte nga Barcelona, por lëvizja nuk u krye. Tani situata duket ndryshe. Ashtu si Mançesteri, edhe Bajerni është një emër i madh i futbollit europian. Ribashkimi me de Ligt mund ta joshë më shumë de Jong për të zgjedhur Gjermaninë para Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë