Futboll

Bajer Leverkusen bëhet çështje politike në Gjermani, ministri tifoz me ‘Aspirinat’

Gazeta Si – Ka shpërthyer një çështje politike në Gjermani, pas vendimit për ta afruar ndeshjen mes Bajer Leverkusenit dhe Këlnit nga data 7, më 5 maj. Këlni ka reaguar shumë ashpër. Vendimi është marrë me qëllimin që skuadra e 'Aspirinave', sicc quhet Leverkuseni, të ketë dy ditë më shumë kohë para gjysmëfinales së parë të Ligës së Europës ndaj Romës.

Nën akuzë, sipas ‘Bild’, është ministri Punëve të Brendshme Herbert Reul, një tifoz i thekur i Bajer Leverkusen, i abonuar pas këtij klubi. Ai ka insistuar për afrimin e ndeshjes së kampionatit.

Herbert Reul, ministri i Puneve te Brendshme ne Gjermani. Gazeta Si, 4 maj 2023

Këlni, që po sipas ‘Bild’ nuk është pyetur për këtë çështje, ka reaguar publikisht me anë të administratorit të deleguar Kristian Keler: "Pyes pse nuk është spostuar asgjë vitin e kaluar, kur Eintraht Frankfurt luante në Ligën e Europës? Bajerni luan çdo vit për trofe ndërkombëtarë dhe nuk kam parë kurrë një ndeshje të shtyrë".

Reul është mbrojtur me anë të zëdhënësit të tij: "Ministri nuk ka vendosur asgjë, vetëm ka kërkuar nga policia të studiojë situatën, si në rastet e ngjashme me klubet e tjera”.

Spostimi është anormal edhe për kriteret e sigurisë, që zakonisht aplikohen në ndeshje. Këln-Bajer Leverkusen është një derbi dhe për motive të rendit publik luhet gjithmonë pasdite, kurse këtë herë është caktuar të luhet në orën 20:30 të së premtes.

Vendimi, përveç Këlnit, nuk do t’i pëlqejë as Romës, që luan të shtunën, në orën 18:00, ndaj Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë