U lanë në fuqi masat nga Gjykata e Tiranës për të pandehurit e dosjes “Babale”.
Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Alizotin, “hetim në gjendje të lirë” për Jetmir Olldashin dhe “arrest me burg” në mungesë për Albert Veliun.
Mbi tre të akuzuarit rëndojnë disa akuza, si kallëzim i rremë, kalim i paligjshëm kufiri, moskallëzim krimi. Fredi Alizoti akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.