Lajme

‘Babale’, lihet në fuqi masa e sigurisë për Alizotin dhe Olldashin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Fred Alizotin dhe Jetmir Olldashin.

Pas seancës, në një prononcim për mediat Gjata dhe avokati tjetër i Olldashit u shprehen se elementët e veprës penale për të cilat akuzohet klienti i tij, nuk eksitojnë, pasi ai thjesht po kryente një investigim për drogën në qytetin e Vlorës dhe se nuk kishte rëndësi ku e kishte botuar këtë përgjim, tek PD, apo në një media.

Ndër të tjera avokati Gjata u shpreh: “Prokuroria e quajti të papranueshëm faktin që gazetari e çoi në PD kasetën. Ç’i duhet prokurorit se ku e çon gazetari videon e tij? Më jep një rregullore të më thuash se ku duhet ta çojë gazetari. Pse nuk i përgjigjet prokuroria faktit si është marrë kampioni i zërit? Rruga është e gjatë”.

Ndërkohë, avokati i Fredi Alizotit tha se klienti i tij nuk është kunati i Albert Veliut, por nuk zbuloi çfarë lidhje kanë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, mohoi të ketë lidhje mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe klientit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë