Kuriozitete

Babagjyshi i surprizave

Vizitorët e një akuariumi në Tajlandë patën një surprizë të madhe kur Babagjyshi notoi aty, duke mbajtur një thes plot me ushqime dhe i rrethuar nga peshqit kurioz.

Akuariumi në qendrën tregtare në Bangkok ishte vendi i fundit që familjet prisnin të shihnin babagjyshin të pajisur me mjetet e duhura për të notuar i qetë.

Fëmijët kërcyen lart e poshtë dhe ishin të emocionuar teksa shikonin një babagjysh me kapelë të kuqe që notonte me peshqit dhe i përshëndeste.

"Ajo po vraponte deri këtu për të pare babagjyshin që zhytej", tha francezi Jean Baptise Richard për vajzën e tij 4-vjeçare, Maya, një vizitore e shpeshtë e akuariumit.

"Normalisht, ajo kurrë nuk qëndron këtu më shumë se 30 sekonda ndërsa sot ka ndejt pesë minuta” tha ai.

Peshqit hanë nga dora e babagjyshit, i cili bashkëvepron me vizitorët dhe pozon për foto nga ana tjetër e akuariumit.

Burri nën veshjen e Babagjyshit është Nichakarn Sariwong, një punonjës i akuariumit, puna e të cilit është normalisht të kujdeset për peshqit dhe të pastrojë dhe mirëmbajë akuariumin.

"Është koha e Krishtlindjes dhe duhet të jenë të gjithë të lumtur. Për këtë unë vishem tre ditë rresht si Babagjysh për të ushqyer peshqit dhe për të bërë të lumtur fëmijët. Të gjithë kanë nevojë të jenë të lumtur dhe unë bëj aq sa mundem.” tha Nichakarn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë