Rend dhe Ligj

Avokati i Izet Haxhiajt: Tentohet eliminimi i tij fizik, ndërpriten deklarimet kundër Berishës

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka bërë me dije për mediat se jeta e klientit të tij si dhe të afërmve të tij është vënë në rrezik. Kjo ka bërë që të ndërpresë mënjeherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Avokati i tij ka bërë me dije se kur Izet Haxhia është shoqëruar për të bërë deklarimin, makina e tij është përplasur dhe Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë.
“Izet Haxhiaj ndërpret menjëherë. Jeta e tij dhe ë njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij.
Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plot 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimin dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka pasur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital”, njofton për mediat avokati Beqiri.
Beqiri thekson ndër të tjera se në kushte të tilla kanosjeje dhe shantazhimi, i ka rekomanduar Haxhisë të ndërpresë deklarimet.
“Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, deklaron më tej avokati Idajet Beqiri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë