Drejtësia

Avokatët thanë se Ahmetaj është në Britani, Policia ka filluar kërkimet në Shqipëri

Drejtoria kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur kontrollet në disa banesa për gjetjen e Arben Ahmetajt ndaj të cilit ka një vendim nga GJKKO për arrest me burg.

Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt dhe do të vijojnë deri sa të krijohet bindja që ai nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë vetë Ahmetaj ka deklaruar së ndodhet jashtë Republikës së Shqipërisë për arsye familjare.

Këtë gjë e kanë pohuar edhe avokatët e tij, ndaj dhe përpjekja e Policisë në këtë rast duket krejt formale dhe pa produkt  

Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë