Drejtësia

Avokatët e Berishës braktisin seancën, Gjokutaj: GJKKO rrëzoi kërkesat tona (seanca vijon me avokat të paguar nga shteti)

Dy avokatët Genc Gjokuatj dhe Sokol Mëngjezi braktisën seancën gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas 1 orë e 30 minuta, Gjokutaj ka dalë para gazetarëve, duke njoftuar se ai dhe avokati tjetër kishin lënë seancën me argumentin se GJKKO nuk kishte marrë parasysh kërkesa e tyre.

“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje. Ndërkohë, pa u njohur ne me aktet ajo merr vendim për vazhdim seance

Gjykata rrëzoi kërkesën tonë dhe ne u larguam nga gjykimi. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme. Nuk jemi pjesë e këtij procesi kur nuk kemi këto akte për përcaktimin e masës së sigurisë. Kjo gjykatë po behet shkelëse eë ligjit, binomi GJKKO dhe SPAK, duan ta vijojnë gjyqin më avokat kryesisë të bëjnë ctë duan”, tha Gjokutaj.

Ai njoftoi gjithashtu se GJKKO kishte rrëzuar edhe kërkesën tjetër për ta cuar për interpretim në Kushtetuese vendimin për masën e sigurisë ndaj Berishës sa kohë që ky i fundit pretendon se është shkelur Kushtetuta.

Ndërkohë seanca në GJKKO vijon me dyer të mbyllura dhe sipas të gjitha procedurave ligjore në raste të tilla kjo gjykjatë cakton një avokat kryesish të paguar nga shteti për të mbrojtur Sali Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë