Jete & Stil

Avicii vdiq një muaj më parë, këngëtarët kujtojnë Dj e ndjerë në “Billboard Music Awards”

Ndarja nga jeta e Dj të famshëm suedez Avicii, shokoi botën e muzikës rreth një muaj më parë.

Dj dhe producentit të famshëm Avicii, u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare. Ndonëse fillimisht u  dyshua për vetëvrase, më vonë pas autopsisë u mësua se Dj vuante prej dy vitesh nga një dëmtim në pankreas si pasojë e alkoolit të shumtë që kishte konsumuar, sëmundje kjo që thuhet se i mori jetën artistit

Dhe kur lajmi për vdekjen e parakohshme të Dj së njohur është ende i freskët, në eventin e rëndësishëm të “Billboard Music Aëards” u mbajt një fjalim prekës për të dhe u përçua një mesazh për të gjithë ata që vuajnë nga çrregullimet mendore.

Grupi dhe Chainsmokers dhe këngëtarja Halsey kanë emocionuar publikun teksa kanë kujtuar muzikën, artin dhe talentin e 28-vjeçarit të ndjerë.

‘Avicii ishte jo thjesht një mik por një artist që frymëzoi të rinjtë me këngë për shpresën dhe dashurinë dhe që me muzikën e tij do të jetojë përjetësisht”,u tha në fjalimin e tyre.

Ndërsa shtuan se  se duhet t’u qëndrojmë pranë miqve të tij dhe të kujdesen për ta ashtu siç bëjnë vetëm familjarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë